Kurti takon Ramën e Taravarin: Shqiptarët e kanë të qartë orientimin euroatlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euroatlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

“Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër, na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika