Kurti takon Sarrazinin, kërkon të zbatohet marrëveshja për lëvizje me letërnjoftime me Bosnjën

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me Sarrazinin kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, ndër to edhe për lëvizjen me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me Sarrazinin kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, ndër to edhe për lëvizjen me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga Samiti i radhës që do të mbahet në Berlin në 10-vjetorin e tij.

“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar emisarin gjerman edhe për rolin e tij në forcimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Për kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal, kryeministri e falënderoi z. Sarrazin. Procesi i Berlinit është platforma ku angazhohemi për bashkëpunim rajonal dhe integrim ekonomik. Tregu i Përbashkët Rajonal i dalë nga Procesi i Berlinit së bashku me Planin e Rritjes janë mundësi për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe shpejtimin e reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Republika e Kosovës është proaktive dhe kontribuese e këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani dhe Sarrazin përgjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo në veçanti ka theksuar mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dala nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, presidentja Osmani ka shtruar nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Osmani nga Sarrazin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika