Kurti takon Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik.

“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyres së Kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika