Kurti takon sekretarin e Vatikanit, e fton që Selia e Shenjtë ta hap misionin e saj në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, gjatë qëndrimit të tij në New York. Ai gjithashtu e ftoi Selinë e Shenjtë të hapë një mision në Kosovë

Gjatë ditës së tretë të qëndrimit të tij në New York, kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se kryeministri Kurti e informoi sekretarin Parolin mbi mbështetje dhe mbrojtjen institucionale që Kosova ofron për objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

“Me themelimin e misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan, që shënon avancim të raporteve bilaterale, Republika e Kosovës dhe Selia e Shenjtë kanë treguar vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve. Takimi i sotëm në New York ishte mundësi shumë e mirë për të vijuar diskutimet mbi çështjet dhe fushat që bashkëpunimi i deritanishëm të fuqizohet edhe më tej.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Parolin rreth mbështetjes dhe mbrojtjes institucionale që Kosova i ofron objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare, dhe për politikat sociale dhe masat e punësimit të qeverisë. Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe që, në këtë drejtim, Qeveria punon në sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë drejt zhvillimit ekonomik të sigurt”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, Kurti falënderoi sekretarin Parolin për mikpritjen e ofruar gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë vitin e kaluar dhe e ftoi atë që, si Kosova, edhe Selia e Shenjtë të hapë një mision në Kosovë.

“Duke e falënderuar për takimin dhe për mikpritjen që i ishte bërë atij në Selinë e Shenjtë në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Kurti e ftoi sekretarin Parolin që sikurse Kosova, edhe Selia e Shenjtë të hap misionin e saj në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika