Kurti takon shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Gjersa u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, Kurti u urua nga shefi i ri i EULEX-it për progresin që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën ekonomike dhe atë demokratike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Ky takim i Kurtit dhe Barbano-s vjen me rastin e fillimit të mandatit të këtij të fundit.

Gjersa u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, Kurti u urua nga shefi i ri i EULEX-it për progresin që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën ekonomike dhe atë demokratike.

“Duke e falënderuar për mikpritjen, z. Barbano e përgëzoi Kryeministrin Kurti për progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova. U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend. Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Në takim i pranishëm qe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika