Kurti takon Sir Peach, rithekson synimin për anëtarësim në BE dhe NATO

Duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ritheksoi synimin dhe angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, kryeministri Kurti “ritheksoi synimin dhe angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

“Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, zbatimi i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin ndër temat e takimit”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Ndërkaq, Sir Stuart Peach ritheksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, si dhe për nismat për bashkëpunim rajonal.

Lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, u theksuan pasojat ekonomike dhe energjetike të agresionit rus.

“Kryeministri Kurti e njoftoi emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos për Përballje me Inflacionin si dhe asaj të Ringjalljes Ekonomike”, vijon njoftimi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet të martën e 25 tetorit, në Prishtinë.

Ndryshe, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon dhe në Evropë sipas njoftimit të zyrës së Presidentes.

Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, duke nënvizuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje.

Presidentja ka falënderuar Sir Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi me Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët kryesor dhe historik të Republikës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika