Kurti takon socialistin gjerman Klingbeil, diskutojnë për pritshmëritë nga Procesi i Berlinit

Nga zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me politikanin socialist gjerman, Lars Klingbeil, ka theksuar se sa e rëndësishme është që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të ardhshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe politikani social demokrat gjerman, Lars Klingbeil,





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar bashkëdrejtuesin e Partisë Social Demokrate gjermane, Lars Klingbeil, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky samit që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Evropiane Socialiste, Kurti ka biseduar edhe për rëndësinë e vëmendjes së shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Kosovën në veçanti.

Po ashtu, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ata duke komentuar zhvillimet gjeopolitike dhe sanksionet si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, është theksuar se sa është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të ardhshëm.

Ndërsa, gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës si dhe ato ndërpartiake në mes SPD-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu, Kurti dhe Klingbeil kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sistemin dual të arsimit dhe mbështetjen teknike.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika