Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Madrid të Spanjës ka takuar ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.
Kurti dhe Solana ishin në vizitë në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, i cili në të njëjtën kohë është edhe Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti gjatë bisedës me ish-sekretarin ka folur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.
Ndërsa ka shprehur mirënjohje për rolin e ish-sekretarit në dy momente historike për popullin e Kosovës, çlirimin në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.
Përvoja e Solanës si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.