Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situatën e sigurisë në rajon, njofton Zyra e Kryeministrit.
Kurti ka falënderuar Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.