Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC, pritet të hyjë në fuqi Programi Kompakt në vlerë mbi 200 milionë dollarë

Kryeministri Albin Kurti të martën ka pritur në takim zëvendëspresidentin e MCC-së, Cameron Alford, pasi në orën 17:00 pritet të nënshkruhet marrëveshja për hyrjen në fuqi të Programit Kompakt në vlerë mbi 200 milionë dollarë

Kryeministri Albin Kurti në takim me zëvendëspresidentin në MCC, Cameron Alford, 30 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka pritur në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford.

Alford e ka uruar kryeministrin Kurti për fillimin e ri e të rëndësishëm për Kosovën, përmes funksionalizimit të programit të përbashkët të Kosovës në mbështetje dhe bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe drejtori i Programit të MCC, Rinor Gjonbalaj.

“Kryeministri njoftoi z.Alford me suksesin në ankandit e energjisë solare dhe me strategjinë ambicioze të Qeverisë për energji, që shërben edhe si platformë e punës së Kompaktit. Më tej, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi z.Alford me vizionin e Qeverisë në kuptim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së punësimit përmes investimit në aftësimin profesional, investimin në energji dhe në përgatitjen e kuadrove të reja në fushat STEM përmes bursave të studimit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri Albin Kurti në takim me zëvendëspresidentin në MCC, Cameron Alford, 30 prill 2024.

Sipas njoftimit, programi Kompakt, i cili komponent kryesor ka ndërtimin e kapaciteteve akumuluese të energjisë, parasheh edhe komponenta të rëndësishme për zhvillim të kapaciteteve njerëzore e rritje të barazisë gjinore në sektorin e energjisë në vend.

Programi Kompakt ka vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, nga të cilat 202 janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Së bashku me MCC dhe MCA, ashtu si me shumë projekte e programe të tjera të USAID, e në partneritet me SHBA-në, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet të zbatojë programet në përpikëri dhe në dobi të qytetarëve të saj.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrje në fuqi të MCC Compakt mbahet këtë të martë në orën 17:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika