Kurti: Serbia njohu targat RKS për ta ulur presionin ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve të manipuluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Serbisë për t'i njohur targat RKS vjen si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet e fundit atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se targat RKS po qarkullojnë lirshëm e hapur në territorin e Serbisë.

Kurti ka thënë se nga raporti i Policisë së Kosovës, që ka monitoruar gjithçka, është njoftuar që ka zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente ose pengesa.

“Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare”, ka shkruar kryeministri.

Por, sipas Kurtit, Serbia i ka njohur targat RKS për ta ulur presionin ndërkombëtar për zgjedhjet e manipuluara dhe për shkak të refuzimit të marrëveshjes së Brukselit.

Tutje, Kurti është shprehur se ky veprim i Serbisë duhet të lexohet si manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake.

Kreu i ekzekutivit ka thënë tutje se në rast se Policia e Kosovës pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes ose të sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, do të njoftohen me kohë dhe do të veprojnë.

“Kjo situatë e re i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar ndërmjet dy shteteve. Por ky vendim fillimisht po vjen pas përdorimit dy vjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë; dhe, tash së fundmi, si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje (sidomos në Beograd)”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

“Çështja e targave në Kosovë në shtator të vitit 2021, përdorej për të kërcënuar Kosovën e rajonin edhe përmes aeroplanëve rusë Mig-29 të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit veçanërisht nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit 2022. Kurse në dhjetorin e vitit që porsa lamë pas 2023, ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, më 25 dhjetor 2023, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Lexo dhe: Qeveria merr vendim që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë

Siç thuhet në njoftim e Qeverisë, “heqja e regjimit të letër stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika