Kurti: Të hiqet dorë nga paragjykimi patriarkal ‘nderi burrëror – gruaja shërbëtore’, aktet e dhunës vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët, të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngritin zërin kundër burrave që ngritin dorë mbi gruan

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet hequr dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.

Sipas tij, aktet e dhunës rrjedhin nga sjelljet dhunuese, të cilat vijnë nga kjo mendësi e “padhunshme”.

“Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët, të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngritin zërin kundër burrave që ngritin dorë mbi gruan”, ka thënë Kurti.

Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka theksuar se zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt.

“Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Një a dy protesta të nesërmen dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur”, ka shkruar më tej ai.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private, pa mbështetjen e nevojshme publike.

Sipas tij, beteja për barazi gjinore nuk është çështje private.

“Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës”.

Ai ka thënë se Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.

Kurti ka vlerësuar se dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që paramendohet.

“Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e di dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellë familjarizimin me dhunuesit në shoqëri”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika