Kurti të martën takon kryetarët e komunave, diskutojnë për buxhetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën pritet të takohet me kryetarët e komunave, me të cilët, do të diskutojë për buxhetin e vitit 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të takojë kryetarët e komunave të Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftim thuhet se të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin t’ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. kryeministrin e së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë bërë të ditura edhe temat që do të diskutohen, të cilat kanë të bëjnë me buxhetin për këtë vit, investimet në sektorin e energjisë dhe përballjen me krizën energjetike.

Takimin midis kreut të qeverisë dhe kryetarëve të komunave e ka konfirmuar edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika