Kurti të premten në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten me ftesë të presidentit turk do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten e tre shkurtit do të jetë për vizitë pune në Turqi.

Siç shkruajnë mediat turke nga një njoftim i lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për vizitë me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip  Erdogan.

Në këtë takim do të shqyrtohen aspekte që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapa që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes këtyre vendeve, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, aty theksohet se do të diskutohet edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika