Kurti thekson sërish: Kemi rritje ekonomike mbi 10 për qind

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik të Vjenës gjatë fjalimit të tij ka thënë se ekonomia e Kosovës këtë vit ka pasur një rritje deri në 10.7 për qind. Po ashtu, ai ka përmendur se në këtë konferencë është diskutuar edhe për mundësinë që forumi i radhës i llojit të tillë të mbahet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Vjenës ku po diskutohet për zhvillimet politike dhe ekonomike, ka thënë se ekonomia e Kosovës këtë vit ka shënuar rritje mbi 10 për qind.

“Rritja ekonomike e Kosovës është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejt, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Kemi ardhur më afër tek aspiratat tona demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejt pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

Ai në këtë forum ka përmendur ndër të tjera arritjet e Qeverisë Kurti në sektorin ekonomik në këtë vit si dhe pakot e ringjalljes ekonomike të ofruara nga qeveria për shkak të inflacionit.

“Kemi vazhduar me pako të ringjalljes ekonomike për shkak të inflacionit në Kosovë. Kemi ofruar subvencione për ata që kursejnë energjinë elektrike, shtesa për pensionistët, studentët e ata që preken më së shumti” ka vijuar Kurti.Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe marrëveshjen me MCC-në për Programin Kompakt.

“Ky grant i ShBA-së është më i madhi në histori të Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se këtë vit, World Justice Project e ka renditur Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

Kurti ka thënë se në këtë konferencë është diskutuar po ashtu mundësia që forumi ekonomik i radhës të mbahet në Kosovë.

Ai ka përmendur edhe projektet e energjisë që parashihet të zhvillohen në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

“Sa i përket energjisë së ripërtëritshme, strategjia jonë është që të vazhdojmë me dekarboniziminin, të rrisim efiçiencën dhe të mbrojmë konsumatorin, kemi një strategji shumë ambicioze dhe një agjendë që bazohet në Deklaratën e Sofjes. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavatë energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”.

Ndryshe, Kurti, të dielën ka udhëtuar drejt Austrisë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit.

Tema e Forumit është “Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pas vizitës zyrtare në Paris, ku ishte pjesë e Forumit të Paqes.

Ndryshe, Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Austrisë, me qëllim kryesor, promovimin e bizneseve të të dyja vendeve dhe nxitjen e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë, ishte mbajtur më 21 prill të vitit 2022.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeministri i Kosovës, i cili kishte falënderuar shtetin austriak, duke thënë se ky shtet është ndër partnerët kryesorë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

“Kosova është falënderuese për qeverinë austriake në shumë sfera, ajo mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm në aspektin ekonomik dhe politik. Kam kënaqësinë nën organizmin e ministrisë, shumë kompani të suksesshme nga Austria do të takohen me bizneset kosovare dhe do t’i shkëmbejnë përvojat dhe do të bashkëpunojnë”, kishte deklaruar Kurti.

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, kishte thënë se ky forum ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për ta rikuperuar ekonominë, pas ndikimit negativ që kishte pandemia Covid-19.

Sipas ambasadorit Weidinger, Austria është donatori më i madh në Kosovë për investime në arsimin e lartë.

Ai, po ashtu, kishte bërë të ditur se shteti austriak është i interesuar që me Kosovën të kenë bashkëpunim në të gjitha sferat, e sidomos për fuqizimin e gruas.

Ai ishte shprehur se Austria ka qenë dhe mbetet përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe të ketë liberalizim të vizave.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika