Kurti thërret komunitetet joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë: Mos ngurroni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të komuniteteve joshumicë që të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të komuniteteve joshumicë që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë, duke u thënë se ata janë vlerë e identitetit të vendit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë nuk është thjesht një shënim statistikor, por është edhe deklaratë e fuqishme e identitetit, e të drejtave, dhe e vendit të secilit qytetar.

“Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë.  Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni”, u shpreh ai.

Regjistrimi i popullsisë, sipas kreut të ekzekutivit, nuk është thjesht një ushtrim burokratik, por është mekanizëm përmes të cilit formohen politika dhe ndahen burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë.

“Tash e dy javë ka filluar një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë: Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ai bëhet çdo 10 vjet dhe është përcaktues për dekadën para neve. Në bazë të tij bëhet ndarja dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit. Rezultatet e tij përcaktojnë politikat sociale dhe zhvillimore të shtetit, investimet në komunitetet tuaja, subvencionet në mbështetje tuaj, programet e shërbimet sociale dhe shëndetësore. Vetëm me një regjistrim të plotë e të saktë do të mund ta dimë më së miri se për sa çerdhe e shkolla keni nevojë; se sa hapësira kulturore, rekreative e sportive duhet të planifikohen në shërbim të komuniteteve tuaja; çfarë programe e politika sociale i përgjigjen nevojave tuaja e kështu me radhë”, shtoi më tej ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika