​Kurti thirrje Maqedonisë së Veriut: Sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa më larg Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ky shtet duhet duhet të jetë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa më larg Serbisë

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ky shtet duhet duhet të jetë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa më larg Serbisë.

“Maqedonia e Veriut, sa më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë, e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se aq më afër Bashkimit Evropian të jetë Maqedonia e Veriut, aq më i sigurtë do të jetë rajoni i Ballkanit.

“Aq më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë Maqedonia e Veriut, aq më i sigurtë do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, për masat e BE-së tha se “nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës”.

Lexo dhe: Kurti për masat e BE-së: Nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës

“Besoj që nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshme, prej atyre financiare deri tek vizitat e nivelit të lartë. Ato do të duhej të tejkaloheshin, do të duhej të hiqeshin. Dhe kjo letra e mbi 50 parlamentarëve të Perëndimit demokratik, ShBA-së, Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar besoj është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës e të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore, e cila nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës së djeshme (e premte), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e një rruge në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e cila do ta mbajë emrin e “Mandelës së Ballkanit”, Adem Demaçit.

Lexo dhe: Kurti e përuron rrugën me emrin ”Adem Demaçi” në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut 

“Rrugëve të Kosovës që mbajnë emrin “Adem Demaçi”, iu shtua sot edhe një rrugë në komunën e Çairit në Maqedoni të Veriut”,  ka shkruar dje Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika