Kurti thotë se ekipi menaxhues i Asociacionit e ka kryer misionin dhe funksionin e vet

Pas konferencës për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, kreu i ekzekutivit Albin Kurti ka thënë se ekipi menaxhues i Asociacionit e ka kryer misionin dhe funksionin e vet

Kryeministri i vendit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, ka folur dhe për ekipin menaxhues që ka propozuar draft-statutin për Asociacionin.

Kurti ka thënë se ekipi menaxhues e ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet .

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj”, ka thënë Kurti.

“Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme. Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji”, ka thënë tutje Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se pas këtij takimi do të mund të shohin cilët do të jenë hapat tjerë përpara.

“E këta hapa duhet të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit. Nuk mund të diskutojmë më për dokumentet e Brukselit të 27 shkurtit dhe të Ohrit të 18 marsit që paraqet veçse aneks implementues, pjesë integrale e marrëveshjes. Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë mirëpo pala serbe nuk pranoi t’a marrë as për lexim…Për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësit ndërkaq nga pala serbe nuk mund të kemi përgjigje sepse ata nuk donin as t’a lexonin atë. Ky draft-vizion që kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicat serbe”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kroacia sikurse Kosova është bërë shtet i pavarur si pjesë e procesit të dhunshëm të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe se i njëjti shtet (Kroacia) tashmë është pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi ku ne do të mund të marrim frymëzimin tonë sepse është një model që e ka pranuar vetë Serbia. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë ne konsiderojmë që do të duhej të pranonin edhe me neve”, është shprehur Kurti.

“E riktheksoj se nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët e as t’ua shkel të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, asnjë qytetari të Republikës së Kosovës. Dua të ju shërbej të gjithëve”, ka potencuar tutje ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika