Kurti u bën thirrje qytetarëve t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka thënë se në pyetësorin për regjistrimin e popullsisë, që nis këtë të premte, ndër pyetjet do të jetë edhe çështja e dëmeve të pësuara gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim të popullsisë.

“I bëj thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim të popullsisë. Nuk kemi mangësi vetëm tek shpërputhja e të dhënave por edhe të mungesa e tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare.

“Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përfshinë 28 shkurtin 1998 deri më 12 qershor 1999”, ka vijuar Kurti, teksa ka shtuar ky regjistrim do të sigurojë një evidencë të së kaluarës.

Tutje, shefi i ekzekutivit e ka përmendur listën e gjatë të masakrave që këtë muaj kanë përvjetorin e 25-të, duke theksuar se sot ishte te familja Vesa në Gjakovë dhe në Kralan.

Ai ka thënë se Qeveria e tij ka shtuar mbështetjen për familjet që kanë humbur më të afërmit e ka rritur mbështetjen për të dokumentuar me saktësi krimet.

Kurti e ka cilësuar urgjente çështjen e adresimit të krimeve të luftës në Kosovë, duke thënë se për krimet e Serbisë janë duke humbur dëshmitarët.

“Është çështje urgjente adresimi i krimeve të luftës sidomos për shkak se me kalimin e viteve jemi duke i humbur dëshmitarët. Dëshmitë janë aty, por jemi duke i humbur dëshmitarët sepse u bë çerekshekulli nga lufta e fundit në Kosovë”, është shprehur Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika