Kurti u bën thirrje vajzave e grave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre

"Si kryeministër i vendit u bëj thirrje të gjitha grave e vajzave që të raportojnë dhunën ndaj tyre. Po ashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë këtë krim", kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, përmes një videoje, ka thënë se dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore dënohet, prandaj rastet e dhunës nuk duhet të mbahen të heshtura.

“Dhuna në familje e dhuna me bazë gjinore nuk është çështje private. Nuk mund të mbetet prapa dyerve të mbyllura të shtëpisë, apo e izoluar. Duhet të raportohen. Një në tri gra gjatë jetës së saj, pavarësisht prejardhjes, moshës a profesionit, preket nga ndonjë lloj i dhunës”, ka deklaruar Kurti.

 

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se dhuna nuk tolerohet dhe se siguria, mirëqenia dhe dinjiteti i grave duhet të mbrohen.

“Zinxhiri i reagimit për rastet e dhunës në familje do të forcohet”, ka vijuar tutje.

Shefi i ekzekutivit u ka bërë thirrje të gjitha grave e vajzave që të raportojnë dhunën ndaj tyre.

“Po ashtu, u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë këtë krim”.

“Andaj, raporto dhunën. Raportimi është hapi i parë drejt adresimit të këtij krimi. As edhe një më shumë”.

Po në këtë ditë, në Prishtinë u raportua për një vrasje të rëndë.

Pas lajmit për një vrasje në Prishtinë, të cilën Policia e Kosovës e ka cilësuar si të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje tronditëse.

Në komunikatën e tyre thuhet se burri me inicialet I.G i cili u vetëdorëzua në polici, dyshohet se me sëpatë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Prokuroria ka bërë të ditur se burri është ndaluar nën dyshimet për vrasje të rëndë.

Prokuroria jep detaje, dyshohet se burri e vrau gruan e tij me sëpatë





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika