Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanët jolargpamës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, dhe se do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politkanët që u mungonte larpamësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjën e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti tha se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, dhe se do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politkanët që u mungonte larpamësia.

“UÇK-ja ishte dhe është e drejtë, andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për njërin nga komandatët e UÇK-së dhe njëherit, deputet i LVV-së, Rexhep Selimin, i cili po gjykohet nga Specialja, duke i uruar lirim nga akuzat e pabaza Selimit dhe të tjerëve që po gjykohen nga Specialja.

“…Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në Kuvendin e Repulikës, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kishim edhe kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin, kemi shumë krenari dhe mall, paçka se çmallemi kur kontaktojmë me të. Por jam i sigurt se shpejt do ta kemi sërish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuza të pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika