Kurti udhëton drejt Brukselit, ftohet nga presidenti i Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte është nisur drejt Brukselit

Albin Kurti (foto nga arkivi)

Me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Bruksel.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, në njoftimin e së cilës thuhet se Kurti do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra.

Në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës së Këshillit.

“Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Belgjikës për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika