Kurti udhëton drejt Italisë, të enjten takohet me Papa Françeskun

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën do të udhëtojë drejt Italisë, ku një ditë më vonë do të pritet në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të mërkurën e 21 qershorit për në Itali.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq të enjten do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali. Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol”, thuhet në komunikatë për media.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika