Kurti udhëton drejt Tiranës, paralajmërohet takimi me kancelarin Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Kurti pritet të takohet edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas), dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (majtas).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se në kuadër të këtij samiti, kreu i ekzekutivit do të zhvillojë takime bilaterale.

Kryeministri Kurti pritet të takohet edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.

Në samitin e Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Sholz.

Të hënën në Tiranë arrin edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Francës në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika