Kurti udhëton në Bruksel për takimin e thirrur nga Von der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi për në Bruksel të enjten për të marrë pjesë në një takim të thirrur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë mbi agjendën e reformave të dorëzuara në Komisionin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar zyra e Kryeministrisë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit mëngjesin së enjtes.

Von der Leyen ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimorë për të diskutuar rreth agjendës së reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit.

Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel, përveç drekës së punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, do të ketë edhe një diskutim në Qendrën e Politikave Evropiane (EPC).

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj.

Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika