Kurti udhëton në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit japonez

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë më 8 korrik gjersa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Të hënën e 26 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, shefi i ekzekutivit i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojnë edhe takime të tjera zyrtare.

Ndryshe, të premten e 8 korrikut, ish-kryeministri japonez kishte vdekur pasi ishte qëlluar me armë përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Ndërsa në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Kryeministri Kurti, kishte shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin Abe.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, qëllohet teksa mban një fjalim elektoral në Japoni





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika