Kurti: Uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur

Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët që e festojnë Krishtlindjet

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe Don Lush Gjergji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët që festën e Krishtlindjes ta kalojnë në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit më të dashur.

“Të dashur bashkëqytetarë, uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tha se lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, te shpresës e dashurisë.

“Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika