Kurti uron 8 Marsin: Jemi të përkushtuar që prej shtëpisë e deri në institucione ta bëjmë Kosovën sa më të barabartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 132-të të Qeverisë i ka uruar 8 Marsin të gjitha grave.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë ditë nderohet kontributi i të gjitha grave që nuk janë më.

Sipas Kurtit, qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale dhe sipas tij ka përpjekje e angazhime që prej shtëpisë e deri në institucione të bëhet Kosova sa më e barabartë.

“Në ditën ndërkombëtare të të gjitha grave nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht, sot e çdo ditë nderojmë kontributin e të gjitha grave që nuk janë më, luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtësisë që qëndron mbi supet e tyre, vazhdojmë përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore”, ka thënë Kurti.

Kurti ka vlerësuar rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, ndërsa ka pasur fjalë edhe për kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi, e që një gjë të tillë e ka konsideruar si proces të rëndësishëm për historinë dhe shtetin.

“Nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një parakusht për ndërtimin e paqes në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqin që është avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht”.

Kurti, ndër të tjera, ka treguar se në këtë mbledhje në rend dite si pikë e parë do të jetë Shqyrtimi i Propozim-vendimit për projektin Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz.

“Që prej themelimit të komunitet ndërministror, kemi ecur me hapa të sigurtë në mbrojtjen e vlerave. Aty e gjejmë lavdinë, forcën për nesër, me këtë projekt do ta jetësojmë këtë lavdi”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika