Kurti uron Krishtlindjet: Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen

"Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju”, është thënia e Jezus Krishtit, cituar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në postimin e tij ku uroi qytetarët për Krishtlindje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka uruar qytetarët për Krishtlindje, e ka cituar thënien e e Jezus Krishtit.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se derisa festohet lindja e Jezusit, të mos harrohet urdhërimi i tij i pavdekshëm.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju”, është thënia e Jezus Krishtit, cituar nga Kurti në postimin e tij.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, shtoi më tej Kurti.

Ndryshe, Kurti ka vizituar fshatin Janjevë në ditën e Krishtlindjes, ku takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq, si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë kësaj vizite, është diskutuar për historikun e komunitetit kroat në këtë fshat që është vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve.

“Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Kurti ka marrë pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika