Kurti uron kryeministrin e ri të Australisë

Pas zgjedhjes së kryeministrit të Australisë Anthony Albanese, me prejardhje shqiptare urimi për të ka ardhur edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas fitimit të zgjedhjeve kombëtare nga Partia Laburiste e Australisë, Anthony Albanese u zgjodh kryeministër.

Për këtë ka reaguar edhe i pari i Qeverisë, Albin Kurti, i cili ka uruar kryeministrin e ri të Australisë dhe punëtorët australianë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Sipas tij ky ndryshim me kryeministrin e ri në politikën australiane është i mirë për të gjitha politikat, jo vetëm për popullin e Australisë.

Kurti është shprehur se politikat progresive të klimës së Laburistëve janë një ndihmë për të gjithë botën.

Ndër të tjera pas fitores, Albanese është shprehur se do të punojë çdo ditë për popullin dhe se qeverisja e tij do të jetë e drejtë dhe e denjë për australianët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika