Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Tusk, me rastin e emërimit të tij si kryeministër i Polonisë.
Tusk është zgjedhur nga Parlamenti polak si presidenti i ri i Këshillit të Ministrave. Pro tij kanë votuar 248 deputetë, kundrejt 201 deputetëve kundër.
Kryeministri Kurti thotë se Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat e përbashkëta evropiane.
“Urime Kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi ai.
Congratulations to Prime Minister @donaldtusk on his appointment. In a challenging era for democracy, witnessing the Polish people’s active engagement is inspiring. Kosova looks forward to enhancing ties with Poland, contributing to security, growth & our shared European values.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 12, 2023
Ndryshe, kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, është takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi disa fjalë për kryeministrin e Polonisë.
Sipas kreut të LDK-së, Tusk vazhdon të jetë një mbështetës dhe mik i madh i Kosovës.
Abdixhiku thekson se LDK-ja do të vërë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk.