Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve.
Kreu i Qeverisë së Kosovës në manifestimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit e mbajtur në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.
Kurti ka thënë se historikisht te populli i Kosovës angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.
“Teksa ndodhemi në ditën e tretë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Kurti, po ashtu, dhe natyrisht, ka kujtuar Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.