Kurti uron Xhaferin: Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urime për kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke shprehur dëshirën për sukses në detyrën e re. Kurti shprehet se miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta do të jenë shenjat e bashkëpunimit të dy qeverive gjatë qeverisjes së Xhaferit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij, Talat Xhaferin, për zgjedhjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kurti ka thënë se i dëshiron sukses Xhaferit për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh, sipas tij, do ta çoj në zgjedhje vendin fqinj e partner të Kosovës.

“Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë ka thënë se “një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë”.

“Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka përfunduar Kurti.

Ndryshe, Talat Xhaferi është emëruar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që e pranon këtë pozitë shtetërore.

Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Xhaferi në postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që në 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet një Qeveri teknike, e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika