Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar betimin e 311 rekrutëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës duke thënë se ushtria është detyra dhe projekti madhor i qeverisjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pjesëtarët e FSK-së (foto ilustrim)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria është detyra dhe projekti madhor i qeverisjes së tij.

Kurti këto deklarata i bëri pasi në kazermën “Adem Jashari” gjatë ditës së premte u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurti gjithashtu theksoi edhe miratimin e tri projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës për ministrinë e Mbrojtjes.

“Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se ushtria e Kosovës po forcohet e po zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen.

“Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika