Kurti: Ushtria po rritet me të rinj që duan t’i shërbejnë atdheut si shqiponja sypatrembur

Kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se ushtria po rritet me të rinj që duan t’i shërbejnë atdheut si shqiponja sypatrembur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja, si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kështu u shpreh kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti ka thënë se grupi që do ta nisin detyrën nga sot prej 325 ushtarësh, është më i madhi në FSK.

“Jemi bashkë këtu për të kurorëzuar suksesin tuaj të treguar në muajt dhe javët në trajnimin bazik, grupi i juaj është shumë veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë, 325”, ka thënë Kurti.

Kurti u ka thënë ushtarëve të rinj se do të fillojnë detyrën fisnike, njëkohësisht dhe sfiduese, për të qenë në shërbim për mbrotjen e paqes në vendin e tyre.

“Nga sot ju filloni detyrën fisnike, po aq edhe sfiduese, për t’i shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajtje të paqes. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të  qeverisjes sonë, fillimisht në vitin 2021, e ngritëm buxhetin për herë të parë mbi 100 milionë euro. Nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë për herë e më i madh e gjithmonë në ngritje, sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro. Sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë tutje Kurti, duke shtuar se kanë katërfishuar trajnimet e ushtarëve në raport me qeverisjet e kaluara.

“Ndërkaq, me ju sot po shënojmë sot pothuajse dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë. Teksa kemi katërfishuar trajnimet e ushtarëve në raport me qeverisjet e kaluara”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika