Kurti: Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj, të aftë për ta mbrojtur Republikën tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 302 ushtarë të rinj që iu bashkuan ushtrisë së Kosovës ka thënë se janë "të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për 302 ushtarë të rinj që iu bashkuan ushtrisë së Kosovës dje.

Kurti ka thënë se për dy vite e gjysmë, ushtrisë sonë i janë shtuar 1 mijë e 852 ushtarë aktivë më shumë, të cilët i përshkruan si “të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë”.

Ai ka thënë se ushtarët e rekrutuar kanë përfunduar trajnimin bazik.

“Ky është grupi i parë i rekrutëve nga gjithsej 612 ushtarë të rinj që do t’i bashkohen trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të procesit të rekrutimit për këtë vit”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika