Kurti: Vazhdimisht dëgjojmë akuza për mungesë të mbështetjes së komunave nga qeveria, kjo nuk qëndron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me kryetarë të komunave është mburrur për rritjen e buxhetit të ndarë për komunat, teksa ka thënë se për tre vjet qeverisje, buxheti për komunat është rritur për 195 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryetarët e komunave, ka thënë se buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro.

Sipas tij, buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë, krahasuar me vitin 2023, kurse nga fillimi i mandatit për 3 vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

“Po bëhet viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore, krahasuar me vitin paraprak. Komuna e Ferizajt dhe Gjakovës janë dy prej komunave me më së shumti projekte infrastrukturore, teksa Rahoveci, Obiliqi dhe Skenderaj janë renditur nga komunat top tre komunat përfituese nga granti i performancës komunale. Secila komunë këtë vit e ka të paktën për 40 për qind më të lartë buxhetin”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se regjistrimi i popullsisë do të fillojë në fillim të muajit prill, i cili do të rezultojë me të dhëna të shumta që do t’i mundësojnë vendimmarrësve e shfrytëzuesve të tjerë të hartojnë politika, zhvillojnë strategji, programe e produkte dhe ofrojnë shërbime që i plotësojnë nevojat e qytetarëve.

“Arsyeja pse po detyrohemi që t’i përsërisim është se në vazhdimësi po dëgjojmë akuza e kritika për mungesë të mbështetjes së komunave nga qeveria ose pabarazi të mbështetjes. As njëra e as tjetra nuk qëndrojnë. Andaj, meqë jemi këtu në frymë të bashkëpunimit, duhet që asnjëri nga ne të mos i kontribuojmë keqinformimit të qytetarëve, por që të gjithë bashkë të luajmë një rol aktiv të mirinformimit të tyre kur vjen puna te mbështetja nga niveli qendror te ai lokal”.

Ai potencoi se politikëbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror, ashtu edhe për atë lokal.

Kjo sepse, siç thotë Kurti, kjo mundëson planifikim të mirë, shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të burimeve për arsim, shëndetësi, banim dhe punësim për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e vendit.

“Në këtë takim shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për përkushtim e angazhim të përbashkët të të gjithëve në përfundimin me sukses të këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë. Cilësia e të dhënave e regjistrimit të popullsisë… është vendimtar për cilësinë e qeverisjes sonë si në atë qendror, ashtu edhe në atë lokal”.

“Së dyti është çështja e qenve të braktisur dhe endacakë. Ky është një shqetësim që e ndan çdo komunë… për momentin grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimore në katër komuna, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan-Kamenicë, të ndërtuara këto bazuar në udhëzimin administrativ aktual”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika