Kurti vazhdon me vizita jashtë vendit, kësaj here në Estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në shtetin e Estonisë.

Kurti pritet të takohet nga kryeministri i Estonisë, Kaja Kallas dhe po ashtu sic njofton Zyra e Kryeministrit,  do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të këtij shteti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, më 10 nëntor kryeministri Albin  Kurti, kishte udhëtuar në Paris të Francës, ku kishte marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Më pas, Kurti e kishte vizituar Austrinë dhe së fundmi edhe Gjermaninë. Vlen të theksohet se ambasadori i ShBA-së, në Kosovës, Jeff Hovenier, kishte deklaruar se nuk është koha zyrtarët e pushtetit të udhtojnë jashtë vendit në kohën e krizës në veri.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika