Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një komunikate në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar se do të vazhdojë vizitën e tij në Iowa të Shteteve të bashkuara të Amerikës(SHBA).
Kurti ka njoftuar se do të vazhdojë takimin e tij në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas.
”Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK-së dhe Gardës kombëtare të Iowa-s”, tha kryeministri.
Ai ka treguar për takimet e tij të zhvilluara në Teksas, ku është diskutuar rritja e buxhetit për mbrojtje e siguri dhe bujqësi.
”Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro- amerikanë dhe amerikanë, por në të njëjtën kohë, edhe me ata të cilët janë në fushën e agrikulturës sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, tha Kurti, transmeton PortaliD.
Ndër të tjerash, i pari i Qeverisë thekson se vizitën e tij do ta vazhdojë për në Chicago, Michigan, Boston, New York dhe Washington DC.