Kurti: Vdekja e trefishtë në Gjakovë pikëlloi dhe tronditi mbarë popullin

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është pranë këtyre familjeve gjatë këtyre ditëve të vështira.

Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina dhe u lut që ata të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Ai ka theksuar se vdekja e trefishtë ka tronditur të gjithë popullin dhe ka shprehur solidaritet me familjarët e viktimave, duke u lutur që shpirtrat e fëmijëve të prehen në paqe.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira. Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika