Kurti: Vendimi i Parlamentit Evropian për vizat, konfirmim i madh i progresit tonë

Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën në vitin 2024, është konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian të mërkurën kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një vendim i tillë është konfirmim i madh i progresit të shtetit në agjendat e reformave të Bashkimit Evropian.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, ka deklaruar ai.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika