Kurti: Vetëm me punë të përbashkët mund të ndryshojmë mentalitetin shoqëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 74-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ka thënë se "vetëm me punë e aktivizëm të përbashkët mund të ndryshojmë mentalitetin shoqëror. Për këtë na nevojitet solidaritet kombëtarë e solidaritet ndërkombëtarë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Në shënim të 74-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut e në ditën e fundit të “16 ditëve të aktivizmit Kundër dhunës në baza gjinore”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se me me “angazhimin e pashoq”, të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Kosovës ka prioritizuar luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Fjalën e tij, kryeministri Kurti e kishte filluar duke numëruar emrat e grave dhe vajzave që janë vrarë nga partnerët e tyre. Ai u shpreh se dhuna kundër grave e vajzave nuk është dukuri vetëm në shoqërinë tonë dhe se për fat të keq, secilin vit, në secilin shtet, ku më shumë e ku më pak, gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave të frustruar e të dhunshëm”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Mes tjerash njoftohet se studimet tregojnë që në botë një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale, kryesisht nga partneri i saj.

“Ajo ua pamundëson atyre pjesëmarrjen e plotë në shoqëri, i prekë familjet e tyre, komunitetin e përbashkët por edhe shtetin në tërësi”, ka theksuar më tej kryeministri.

“Andaj duhet adresuar së bashku. Vetëm me punë e aktivizëm të përbashkët mund të ndryshojmë mentalitetin shoqëror. Për këtë na nevojitet solidaritet kombëtarë e solidaritet ndërkombëtarë”, ka potencuar kryeministri Kurti.

Tutje në njoftim është theksuar se kryeministri Kurti është shprehur se mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore janë themeluar dhe tani janë duke funksionuar.

Sipas kryeministrit Kurti, krahas përgjegjësisë profesionale “në institucionet tona, duhet rritur përpjekjet e veprimet e përbashkëta në luftë kundër dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore”.

Tutje kryeministri Kurti ka shtuar se “Si shoqëri me vetëdije, si institucione me përgjegjësi, si qytetarë të ndërgjegjshëm, këtë dukuri duhet ta luftojmë në mënyrë efikase tërë kohën, nga të gjithë, nga secili, kudo. Që të mos lejojmë të kemi as edhe një viktimë më shumë”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika