Kurti: Vetëvendosje e ka në zemër Astrit Deharin, ashtu siç ai e kishte Lëvizjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka bërë homazhe te varri i tij dhe ka vizituar familjen e të ndjerit.

Kurti është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër Deharin, ashtu si ai e kishte Vetëvendosjen.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër, ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot, Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtëvjetor të vdekjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit, vizituam familjen e tij dhe vendosëm lule të freskëta te varri i tij”, u shpreh ai para mediave.

I pari i VV-së ka thënë se vendosën lule te varri i Deharit në kujtim dhe nderim të kontributit dhe sakrificës së tij, “njeriut të lëvizjes sonë që ka punuar aq shumë që ne të jemi këtu ku jemi sot”.

“Astrit Dehari është aktivisti i lëvizjes që nuk shuhet kurrë dhe na bën t’ia përkujtojmë vetës rrugën që e kemi bërë deri këtu, dhe rrugën që duhet të bëjmë”, ka shtuar ai.

Homazhe për gjashtë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Të pranishëm në homazhe ishin figura të larta të partisë, familjarë e aktivistë të VV-së.

Po ashtu, Kurti e ka quajtur Deharin, aktivist që nuk shuhet kurrë.

Po ashtu, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjësinë kryesore për moszbardhjen e vdekjes së Deharit e mban Prokuroria.

“Sot jemi këtu për të përkujtuar aktivistin tonë, Astrit Dehari, një aktivist shembullor, i cili dha gjithçka që vetëm Kosova të jetë një vend i jetueshëm e ku ka drejtësi, barazi. Në fakt do të donim drejtësi për Astritin, por që fatkeqësisht atë nuk e kemi dhe sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban Prokuroria, sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë ajo.

Astrit Dehari – ish-aktivist i LVV-së

Për këtë përvjetor të Astrit Deharit, do të mbahen edhe dy diskutime, njëra në orën 14:00, në Prishtinë, “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”, që mbahet në Hollin e Biblotekës Kombëtare. Ndërsa “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”,  mbahet  në orën 17:00,  në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Pejës.

Astrit Dehari ishte arrestuar bashkë me pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, si i dyshuar për sulm terrorist në Kuvendin e Kosovës.

Ishte mesnata e pesë gushtit të vitit 2016, kur një raketëhedhës dore goditi ndërtesën e Parlamentit, ndërkaq ngjarja u cilësua si akt terrorist.

Më pas, direktiva e Prokurorisë Speciale, Drejtoria antiterror e policisë, kishte nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërsa, 25 ditë pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka nisur operacionin dhe ka arritur të arrestojë gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes.

Për këtë rast, në pranga kanë përfunduar Frashër Krasniqi, Petrit Ademi, Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Astrit Dehari.

Gjykata ka vendosur që personat të përfundojnë në paraburgim, me përjashtim të Petrit Ademit, pasi çështja e tij u mbyll.

Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Ndërkaq, Prokuroria në atë kohë kishte thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi  insiston se bëhet fjalë për vrasje.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika