Kurti: Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike

Kryeministri Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndër të tjera ai ka thënë se kjo vizitë dëshmon marrëdhëniet e fuqishme që kanë të dyja shtetet në mes vete

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë

Historike e ka cilësuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, kjo vizitë ishte dëshmi për marrëdhënieve të mira midis të dy vendeve.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar kryeministri i Kosovës në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë

Të premten, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e kanë pritur kancelarin gjerman  Olaf Scholz në Aeroportin e Prishtinës.

Në takimin me kancelarin gjerman, kryeministri Kurti, ka kërkuar mbështetjen e tij për anëtarësimm të Kosovës në Bashkimin Evropian, njëkohësisht duke e bërë të ditur se në fund të vitit 2022 Kosova do të aplikojë pë statusin e kandidatit për në BE.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë

Kurti, ka falënderuar kancelarin Scholz, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Gjermanisë i ka dhënë Kosovës.

Ndërkaq, kancelari Scholz, ndër të tjera foli për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes tyre.

Sipas tij dy vendet duhet ta njohin sovranitetin e njëra-tjetrës, sepse ndryshe nuk mund të anëtarësohen në BE.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika