Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar vëllezërit Beqiraj në Sopije të Therandës, gjatë kohës kur po bëhen korrjet e grurit në vend

Kyeministri i Kosovës Albin Kurti, bashk me një qytetar të Therandës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë.

Kurti u shpreh se vëllezërit në Sopije të Therandës, kanë korrur rreth 15 hektarë grurë.

“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopije të Therandës këto ditët e fundit”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ai shtoi se vëllezërit Beqiraj, do t’i korrin edhe 50 hektarë gjatë ditëve të ardhshme.

Kryeministri, në këtë vizitë, ishte së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

“Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, përfundoi Kurti.

Kjo vizitë vije pasi ka filluar sezoni i të korrave në Kosovë.

Ndërkaq, Evropën e ka kapluar kriza nga mungesa e grurit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Postimi i Albin Kurtit në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika