Kurti viziton Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar sot Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku u prit nga u.d. Avni Kastrati dhe stafi tjetër.

Kurti ka shkruar se “u njoftuam së afërmi me punën e cila po zhvillohet në realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, në muajin prill të vitit të ardhshëm”.

Regjistrimi i popullsisë është proces i rëndësishëm për shtetin, për statistika e të dhëna të sakta, të nevojshme për zhvillimin dhe targetimin e duhur të politikave e strategjive të Qeverisë.

Tutje, në postim thuhet se Kurti bashkë me ministrin Murati theksuan se duhet “angazhim serioz e përkushtim i lartë për ta planifikuar e zhvilluar me sukses këtë proces”.

“Vëmendje e veçantë dhe për modalitetet e regjistrimit dhe për diasporën, përmes platformës e-Kosova”, shkroi tutje Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika