Kurti viziton Artanën “e lashtë”: Përmes programit të restaurimit, çdo ditë po i mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Artanën e lashtë, aty ku ndërthuren shtresat shumëshekullore kulturore me historinë e shfrytëzimit të pasurive minerare të kësaj zone

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Artanën e lashtë, ku sipas tij, aty ndërthuren shtresat shumëshekullore e kulturore me historinë e shfrytëzimit të pasurive minerare të kësaj zone.

Së bashku me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe ministrin Hajrulla Çeku, Kurti vizioti Xhaminë e Osman Efendisë dhe Tyrben e Mehmetit të Vjetër.

Ai thotë se “përmes programit të restaurimit, çdo ditë po i mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare dhe po i vëmë në shërbim të komunitetit, të secilit komunitet”.

May be an image of castle

“Të dy monumente u restauruan si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE, UNDP dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës”, u shpreh Kurti.

No photo description available.

“Xhamia e Osman Efendisë, e vetmja e mbetur nga pesë xhamitë e ndërtuara në qytetin minerar të Artanës dhe Tyrbja gjenden rrëzë Kalasë, dhe plotësojnë mozaikun e pasur kulturor të kësaj zone”, tha Kurti.

May be an image of 13 people and Stari Most

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika