Kurti viziton BIK-un

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se është kënaqësi që është takuar me myftiun Tërnava për festën e Fitër Bajramit dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19

Mëngjesin e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai është pritur nga myftiu, Naim Tërnava.

Kurti ka thënë se është kënaqësi që të takoj myftiun Tërnava dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19.

“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve. Ishte kënaqësi të takohem me myftiun pas dy vjetëve për shkak të pandemisë që na u bë e pamundur vizita në festat e mëparshme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, uroj që të ketë paqe, gëzim e lumturi për të gjithë njerëzit”, ka thënë Kurti.

Ai ka falenderuar BIK-un dhe Tërnavën për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“E falënderoj BIK-un myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin që kanë pasur për shoqërinë, shtetin e kombin, edhe pavarësinë dhe zhvillimin e shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndryshe të dielën, Kurti së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë pritur në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kurti e Konjufca shtruan iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnavën

Më herët këtë mëngjes, Kurti kishte shprehur urimet e tij përmes një postimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika