Kurti viziton BIK-un: Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritjen tradicionale ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti para gazetarëve teksa ka uruar edhe një herë të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se të mirat duke i ndarë shtohen.

“Jemi këtu për t’ia uruar festën myfitut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, për t’iu falënderuar përsëri për rolin, angazhimin dhe kontributin që Bashkësia Islame dhe vetë myftiu Tërnava si udhëheqës e ka luajtur në vazhdimësi dhe gjithashtu për t’i uruar të gjithë besimtarët për këtë festë të sakrificës. Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen, sepse të mirat duke i ndarë bëhen të mira për më shumë vetë, bëhen të mira për shumica, bëhen të mira për të gjithë”, u shpreh Kurti.

“Andaj edhe mirëqenien duhet ta ndajmë e sakfrifica ia vlen e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta kujtuar këtë dhe për ta konkretizuar sesa festa e Kurban Bajramit”, tha ai.

Myftiu Tërnava ka pritur në takim edhe Don Lush Gjergji, Ipeshkvia e Kosovës.

Don Lush Gjergji, në fjalën e tij para gazetarëve, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ka bërë thirrje për flijim e dhurim për atë që ai e quan e mira e përbashkët.

“Ua shpreh urimet më të përzemërta në këtë festë të Kurban Bajramit. Flijimi, vuajtja, pësimi janë kapitali i ynë, kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa jonë. Gjithë atë që vuajnë e pësojnë prej rrethanave ne ia paraqesim Zotit dhe besojmë në të, prandaj dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, të historisë sonë, të së kaluarës sonë t’i pranojë i madhi Zot, siç e ka pranuar edhe flijimin e Abrahamit ndaj të birit i cili ka qenë i gatshëm ta flijojë. Të flijohemi për të frymëzuar dhe për të motivuar, për Zotin dashuri dhe për vëllaun apo motrën. Të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika