Kurti viziton mësuesin me të cilin ishin bashkë në burg

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke theksuar se historikisht te populli i Kosovës, angazhimi për arsimim dhe beteja për liri kombëtare nuk kanë qenë asnjëherë të ndara

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 7 Marsit, ka vizituar dy persona të rëndësishëm për të, të cilët kanë pasur profesion mësuesinë.

Kryeministri Kurti ka vizituar mësuesin Osman Jakupi, me të cilin, kishte qenë bashkë në burgjet e Serbisë.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital, përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, ka treguar Kurti shkurtimisht historinë e mësuesit Osman.

Kreu i ekzekutivit gjatë ditës ka vizituar edhe Afërditën, e cila është vajza e mësueses së Kurtit.

“Ndërkaq, Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime, Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores, Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë në lëndët Matematikë I, II dhe III. Sot, më 7 Mars, i takova për t’ua uruar Ditën e Mësuesit”, ka përfunduar Kurti në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika